Gjykata turke dënoi të martën një anëtar të lartë të Organizatës Terroriste Fetullah Gülen – FETO me tetë vjet burgim.
Hasan Huseyin Gunakan u arrestua në Kosovë, në një operacion të kryer nga agjencitë e inteligjencës turke dhe kosovare. Gunakan u kthye në Turqi në mars të vitit 2018.
Gunakan, një nga drejtorët e grupit të terrorizmit në Ballkan, u akuzua për spiunazh dhe të qenit anëtar i një grupi terrorist.
Gjykata e Rëndë Penale në Stamboll me aktvendimin e saj hodhi poshtë akuzat për spiunazh ndaj tij.
I dënuari është një nga gjashtë anëtarët e FETO që u dërguan me aeroplan privat në Turqi nga Kosova. Ndërsa, prokurorët kishin kërkuar burgim deri në 28 vjet për ta.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen organizuan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik 2016, i cili la 251 njerëz të vdekur dhe afro 2 mijë e 200 persona të plagosur.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO se po qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes depërtimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit./Gazeta Sinjali/