image Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari që e vrau bashkëshorten në Gjermani

Diasporë

Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari që e vrau bashkëshorten në Gjermani

news image

Gjykata Rajonale në Regensburg të Gjermanisë ka shpallur të mërkurën aktgjykim dënues për kosovarin 56-vjeçar që e kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij në tetor të vitit të kaluar, njofton “BR24”.

Kosovari pasi e kishte kryer veprën kishte shkuar në Polici dhe kishte deklaruar se e vrau bashkëshorten. Ai e kishte ther bashkëshorten disa herë me thikë.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ishte xhelozia. Pasi bashkëshortja e tij ishte telefonuar nga një numër i panjohur, 56-vjeçari kishte menduar se ajo po e tradhtonte. Por në të vërtetë në atë moment bashkëshortja tashmë e ndjerë ishte telefonuar nga vëllai i saj. Por në të vërtetë në gjykatë është thënë se arsyeja e vrasjes ishte pasi i pandehuri kishte humbur “fuqinë” dhe më bashkëshortja nuk kishte frikë nga ai.

Siç është treguar nga dëshmitarët bashkëshortja kishte jetuar me vite si skllave. Fëmijët gjatë procesit kishin thënë se nuk janë gëzuar si në një familje normale kur ktheheshin në shtëpi. Sa herë ktheheshin pyesnin nëse kryefamiljari ishte aty.

Fuqinë 56-vjeçari kishte filluar të humbiste kur kishte vuajtur dënim me burgim prej nëntë muajve pasi ishte zënë duke treguar kokainë. Pas daljes dëshmitarët thanë se ai kishte vërejtur se familja ia ka dalë shumë mirë pa të dhe kjo e pengoi.

Gjykatësi Michael Hammer tha se arsyeja e vrasjes në fakt është egoizmi, pasi donte të kthente rendin e vjetër në shtëpi, ku e mbante bashkëshorten si skllave. Xhelozia ishte vetëm një arsye për të arsyetuar veprën.  /GazetaSinjali/