image Dënohet me 800 euro gjobë personi që tentoi t'i ofrojë ryshfet policëve në Pejë

Drejtësi

Dënohet me 800 euro gjobë personi që tentoi t’i ofrojë ryshfet policëve në Pejë

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 800 euro gjobë të akuzuarin E.R., i cili dyshohet për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.

E.R., më datë 13 shtator 2020, rreth orës 23:20, në Vitomiricë të Pejës, ka tentuar t’u japë 50 euro ryshfet zyrtarëve policorë, pasi i njëjti ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe më pas është arrestuar ndërsa kartëmonedha është sekuestruar.

Ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoi edhe dënim me gjobë prej 300 euro dhe me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burg i është shndërruar në dënim me gjobë në shumë prej 500 euro, të cilin duhet ta paguajë brenda 30 ditësh, në të kundërtën dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës.

I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro dhe shumën prej 50 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

/Gazeta Sinjali/