image Arrestohet një person në Pejë, tentoi që t’i ofrojë ryshfet policëve

Siguri

Arrestohet një person në Pejë, tentoi që t’i ofrojë ryshfet policëve

news image

Policia e Kosovës ka raportuar se një person nga Peja, nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar që t’i ofrojë ryshfet zyrtarëve policorë me një shumë prej 50 eurove dhe i njëjti është arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se gjatë ndalimit, të dyshuarit i janë sekuestruar 50 euro, të cilat ishin ofruar si ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Pejë 13.09.2020 – 23:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte ndaluar nga policia ku i njëjti rezultoi me 1.58 promil alkool. I dyshuari ka tentuar që t’u ofroj ryshfet zyrtarëve policor me një kartëmonedhë prej 50 eurove me ç’rast  i njëjti është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar. Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/