Një djalë nga Virginia që dogji qenin në shkurt të këtij viti deklaroi se e bëri për të mbrojtur vajzën e tij.
20-vjeçari Jyahshua A. Hill U dënua me pesë vite burg pasi i hodhi qenit lëndë djegëse dhe i vuri flakën.
“Qeni sulmoi vajzën time dhe unë reagova. Bëra atë që duhej për të mbrojtur fëmijët e mi nga qeni. Kafsha ishte i egër kur rrethohej nga qenë të tjerë”, tha Jyahshua në seancën gjyqësore.
Kafsha u gjet në një park dhe për të u kujdes qendra shëndetësore e kafshëve në Richmond. Qeni i rracës pitbull mori emrin Tommie dhe u mblodhën plot 25 mijë dollarë për të kryer shërbimet e tij shëndetësore.
Qendra publikoi fotografitë e tij ku dukej se kishte pësuar djegie në 40% të trupit. Për fat të keq, qeni ngordhi 5 ditë pas incidentit.
Departameti i policisë tha se përvec dënimit me burg, 20-vjeçari nuk do mbajë më kafshë. Kur ai të dalë nga burgu, oficerët do bëjnë kontrolle herë pas herë në shtëpinë e tij për të vërtetuar se nuk jeton asnjë kafshë aty.