image Dënohet me 4 muaj burg rahoveciani që fotografoi votën në zgjedhjet e 6 tetorit

Kosovë

Drejtësi/ Dënohet me 4 muaj burg rahoveciani që fotografoi votën në zgjedhjet e 6 tetorit

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë, e ka dënuar me 4 muaj burgim me kusht Xhemaj Kadirin, i akuzuar për cenim të fshehtësisë së votimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Sipas aktakuzës, më 6 tetor 2019, rreth orës 10:00 në Rahovec, pikërisht në vendvotimin 1602A/03D të vendosur në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në mënyrë të kundërligjshme e cenon fshehtësinë e votimit në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se në ditën kritike pasi ka plotësuar fletëvotimin me telefonin e tij e ka fotografuar dhe pasi është njoftuar nga ana e komisionerit zgjedhor të vendvotimit se fotografimi i fletëvotimit është i ndaluar, i pandehuri përgjigjet “se kjo është e drejtë e imja”, për rastin më pas është njoftuar policia dhe i njëjti është arrestuar./Gazeta Sinjali/