Një gjykatë ushtarake në Mianmar ka dënuar gazetarin amerikan Danny Fenster me 11 vjet burgim.
Fenster u shpall fajtor për shkelje të ligjit të imigracionit, shoqërim të paligjshëm dhe inkurajim të mospajtimit kundër ushtrisë.
Në fillim të javës, kundër tij u ngritën edhe dy akuza shtesë, për kryengritje dhe terrorizëm, vepra këto që mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
37-vjeçari ishte redaktor menaxhues i faqes në internet Frontier Myanmar.
Ai është një nga dhjetëra gazetarët vendas që janë arrestuar që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt.
Sipas BBC, dënimi i tij vjen sot, disa muaj pasi një gazetar japonez i pavarur u arrestua në Myanmar dhe u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme.
Yuki Kitazumi, i cili raportonte për shumë prej mediave kryesore të lajmeve të Japonisë, ishte një nga pak reporterët e huaj në vend. Autoritetet e Mianmarit thonë se ai ka shkelur ligjin, por e ka liruar sepse Japonia e kishte kërkuar atë./GazetaSinjali/