image Dënohet banda në Gjermani, ua merrnin kosovarëve nga 5,000 euro për t'ua kaluar testet e gjermanishtes

Diasporë

Dënohet banda në Gjermani, ua merrnin kosovarëve nga 5,000 euro për t’ua kaluar testet e gjermanishtes

news image

Tre burra dhe një grua janë dënuar me burgim të premten nga një gjykatë në Mynih të Gjermanisë. Gjykata i dënoi ata me burgim midis dy vjet me kusht dhe katër vjet efektiv.

Të dënuarit kanë pranuar se kanë marrë para nga migrantët dhe në këmbim të plotësimit të testeve të integrimit për ta. Gjykata dhe prokuroria publike e kanë vlerësuar veprën si kontrabandim fitimprurës dhe në nivel bande të të huajve si dhe falsifikim të dokumenteve ose si një përpjekje për ta bërë këtë.

Personat në fjalë, testet i kanë plotësuar për klientë kryesisht nga Kosova që donin ta rregullonin statusin e qëndrimit të tyre në Gjermani. Ata kanë paguar në mes 2,500 dhe 5,000 euro për kalimin e këtij testi, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Gazeta Sinjali.

Të dy burrat, të cilët ishin organizatorët e bandës dhe mbi të gjitha kanë rekrutuar klientët, janë dënuar përkatësisht me tre vjet e tre muaj dhe katër vje burg. /Gazeta Sinjali