image Dënohet aktivisti pa duar për sulm ndaj policisë në Rusi

Rajon

Dënohet aktivisti pa duar për sulm ndaj policisë në Rusi

news image

Një aktivist pa duar është dënuar me dy vite burgim me kusht nga një gjykatë në rajonin verior rus, Kabardino-Balkaria, duke e shpallur fajtor për sulm ndaj policisë.

Më 2 shtator gjykata në kryeqytetin rajonal, Nalchik, e dënoi kryetarin e organizatës “Volny Aul”, Aslan Iritovin, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Sinjali

Kurse i dënuari e ka mohuar akuzën dhe është deklaruar i pafajshëm.

Hetimet kundër tij kishin filluar që në vitin 2017, pasi kishte rezistuar para policëve që i kishin shkuar në shtëpi para mbajtjes së një proteste.

Aktivisti ishte i akuzuar nga hetuesit për sulm me goditje me kokë ndaj një polici dhe përpjekje për ta ngulfatur një tjetër me krahë.

Hetime pati edhe kundër disa policëve të përfshirë në përleshje, pasi ekzaminimet mjekësore treguan se bashkëshortja, e bija dhe vëllai i aktivistit, të cilët ishin përpjekur ta parandalonin konfiktin fizik, kishin pësuar lëndime serioze. /GazetaSinjali/