image Dënohet 61 vjeçari nga Tetova i cili përdhunoi vajzën e mitur

Rajon

Rajoni/ Dënohet 61 vjeçari nga Tetova i cili përdhunoi vajzën e mitur

news image

Një banor nga Tetova, i cili dje u arrestua si i dyshuar për përdhunim të një fëmije, sot u dënua me paraburgim prej 30 ditësh nga gjykatësi në procedurë paraprake.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër 61 vjeçarit, i cili dyshohet se ka kryer përdhunim ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeçare, njoftojnë mediat vendore.

“Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditë dhe paraburgimin do ta vuajë në Entin ndëshkimor-përmirësues Shkup. S.M (61) dyshohet se më 24 shkurt diku ka ora 19:00 dhe 20:00 në rrugën ‘Strasho Punxhur’ në Tetovë në automjetin e tij ka marrë një vajzë të mitur, dhe më pastaj në një lokacion tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale”, shprehen nga SPB Tetovë./GazetaSinjali/