image Dëmtohet një gyp i ujësjellësit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Sociale

Dëmtohet një gyp i ujësjellësit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga disa gërmime private, është dëmtuar gypi me diametër fi 250 mm në lagjen “Nic”, raporton Gazeta Sinjali.

“Punimet individuale, gërmimet private shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Para pak çastesh, rreth orës 20:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen ‘Nic’, nga disa gërmime private”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të këtij defekti, është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen “Nic”, disa pjesë të lagjes “Qëndresa” në Veternik, Çagllavicë dhe në fshati Miradi.

Uji do të rikthehet nesër, pasi që të sanohet defekti.

“Me këtë rast, ne do e ndërpresim furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit, i cili defekt merr kohë deri ditën e nesërme për shkak të ndërlikueshmërisë së rastit. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: Lagjja ‘Nic’, lagjja ‘Veternik’ pjesët kah lagjja ‘Qëndresa’, Çagllavica dhe fshati Miradi”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/