image Dëmtohen varrezat ortodokse në Lipjan

Dëmtohen varrezat ortodokse në Lipjan

news image

Dje janë dëmtuar disa pllaka të varreve në varrezat ortodokse në Lipjan.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intenzive në lidhje me rastin.

“Është raportuar se në varrezat ortodokse, nga persona ende të panjohur janë dëmtuar disa pllaka të varreve. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intenzive në lidhje me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/