image Dëmtimi i stadiumit “Air Albania”, arrestohen tre persona

Rajon

Sport/ Dëmtimi i stadiumit “Air Albania”, arrestohen tre persona

news image

Janë arrestuar tre persona, nëntë janë shpallur në kërkim si dhe gjashtë të tjerë po ndiqen penalisht për shkak se kanë dëmtuar stolat e stadiumit “Air Albania” dhe kanë hedhur sende të forta në fushë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se të arrestuarit janë dy tifozë të Bylis dhe një i Tiranës, ndërsa nëntë të shpallurit në kërkim janë të gjithë mbështetës të ekipit bardheblu.

“Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Tutje, policia njofton se po vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. /GazetaSinjali/