image DnV denoncon praninë e materialit propagandues në qendrat e votimit

Kosovë

Monitorim/ DnV denoncon praninë e materialit propagandues në qendrat e votimit

news image

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” i cili po bën monitorimin e zgjedhjeve ka ngritur shqetësimin për praninë e materialit propagandues afër qendrave të votimit në kundërshtim me ligjin për zggjedhjet.

Drejtuesi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe komisionerëve që t`a heqin këtë material propagandues pasi veprimet e tilla mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë ky material propagandues vërehet në 7 përqind të Qendrave të Votimit nëpër Kosovë ndërsa komunat ku më së shumti është e shprehur kjo dukuri janë: Gjilani, Prishtina dhe Prizreni.

Sipas ligjit për zgjedhje, materiali propagandues është i ndaluar të ekspozohet në perimetrin prej 100 metrave prej qendrave të votimit.  

Demokracia në Veprim poashtu ka bërë të ditur se në 30 përqind të qendrave të votimit nuk është krijuar qasje e lirë për përsonat me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Demokracisë në Veprim, procesi zgjedhor ka filluar në gjithë territorin e Kosvës ndërsa vonesa ka pasur në 2.6 përqind të vendvotimeve.

Si hap pozitiv është përmendur fakti se është rritur në 35 përqind  numri I grave komisionere që po e mbiikëqyrin procesin zgjedhor. /Gazeta Sinjali/