image Demi Lovato fotografohet e lumtur përkrah rep-artistit të njohur amerikan

Bota e Yjeve

Showbiz/ Demi Lovato fotografohet e lumtur përkrah rep-artistit të njohur amerikan

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato raportohet se ka filluar një lidhje dashurie me rep-artistin gjithashtu të njohur amerikan, Machine Gun.

Lovato është fotografuar në shoqërinë e reperit, i cili mori një famë të madhe pasi publikoi ‘diss’-in muzikor drejt rep-artistit gjithashtu të njohur, Eminem.

Raportohet se dyshja ishin duke shijuar disa momente së bashku në një klub nate deri në orën 2 të mëngjesit, ku më pas janë fotografuar të buzëqeshur duke dalë nga klubi.

Ky takim i papritur i artistëve vjen vetëm pak ditë pasi Demi Lovato performoi himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në “Super Bowl”./Gazeta Sinjali/

Image result for machine gun demi lovato