image Demanton Gjykata e Hagës: Ratko Mlladiq është gjallë

Rajon

Reagim/ Demanton Gjykata e Hagës: Ratko Mlladiq është gjallë

news image

Pas një publikimi të dalë nga një llogari jo e vërtetë në Twitter, në emër të ministres së Punëve të Jashtme në Bosnje, Bisera Turkoviç, se krimineli serb, Ratko Mlladiq ka vdekur, ka reaguar Gjykata e Hagës duke mohuar lajmin e vdekjes së tij.

“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiqit është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, i tha N1 Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.

Profili i ministers Turkoviç, përmes të cilës ka dalur edhe lajmi nuk është vërtetë i saj.

Lajmi për vdekjen e kriminelit serb, Ratko Mlladiq, u transmetua edhe në televizionin serb ‘’Prva’’./ Gazeta Sinjali/