image Thyhet me çekiç një pllakë kushtuar kriminelit Ratko Mlladiqit në Bosnjë (VIDEO)

Rajon

Thyhet me çekiç një pllakë kushtuar kriminelit Ratko Mlladiqit në Bosnjë (VIDEO)

news image

Fundjavën e kaluar në Sarajevë, një pllakë kushtuar kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, u thye.

Në pamjet e publikuara nga ky moment, shihet një burrë që i afrohet pllakës kushtuar Mlladiqit, duke mbajtur një çekiç në duar, me të cilin fillon ta thyejë atë.

Ai është filmuar nga automjeti nga një burrë tjetër.

Të dy, pas ngjarjes u dorëzuan në polici, ku u morën në pyetje dhe u liruan./GazetaSinjali/