image Demaliaj për Kurtin: E pranoi flamurin e Kosovës, tha se nuk është bash lara-lara

Politikë

Demaliaj për Kurtin: E pranoi flamurin e Kosovës, tha se nuk është bash lara-lara

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shumbin Demaliaj, në seancën e sotme ku raportoi kryeministri Hoti për 100-ditëshin e qeverisë, e ka lavdëruar punën e kabinetit qeveritar dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë tutje me punë në interes të qytetarëve, njofton Gazeta Sinjali.

Në fjalimin e tij, Demaliaj ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë Hoti që sipas tyre, ishte dështim në qeverisje. 

“Sot kemi raportin 100 ditësh të qeverisë Hoti, dihet ne pozita jemi të kënaqur, po shikojë fjalime të dobëta nga opozita në këtë rast, po kanë probleme për këtë 100 ditëshin, kisha pas dëshirë që në Kuvend ta presim një raport të Qeverisë “Kurti”, po ajo nuk ndodhi, edhe nuk do të ndodhë asnjëherë, për shkak se ishin ditë të numëruara në gishta, kurse sot kur i shikojë deputetët e VV-së, për gjitha ato të arritura, po flasin sikur ajo Qeveri kishte zgjatur dy mandate, krahasimet e sotme janë vetëm fjalë nga raporte të ndryshme që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare edhe dalin se ka qenë rrezik i madh për shkatërrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai. 

“I dini mirë vendimet vetëm shkarkime, ka qenë kohë pandemie dhe Qeveria “Hoti” i ka rikuperuar ato, po harrojnë se pa miratimin e Kuvendit dhe pa filluar dialogu, janë parë ato “Zgërdhimjet” nëpër qendra ndryshme mes Kurtit e Bernabic. Ne e kem me ligj reciprocitetin. Pse e hoqi taksën zoti Kurti, pse pranoi teste nga Serbia, sepse ka ardhur me kauzën më të madhe se do të mbrojë, ka shkelur karakterin moral të vetin këtu dhe i ka pranuar të gjitha, i ka quajtur përfaqësuesit serb “çetnik”, dikur i hajke fjalët e veta, flamurin dikur fillojë me dashtë edhe të Kosovës, thoshte nuk ish lara-lara”, shtoi ai.

Ai tha se asnjë nuk pati guximin të thotë që Hoti doli para Trump-it dhe nënshkroi marrëveshje.

 “Unë e përgëzoj Hotin për punën, ne jemi të zgjedhur të popullit, e ato krahasime për punën, opozitës i kisha thënë të përkrahin vendimet e kësaj, i dëgjoj duke thënë Qeveri “Koti”, ju nuk keni guxuar të nxjerrni vendime”, tha ndër të tjera Demaliaj. /Gazeta Sinjali/