Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj e ka nisur jozakonshëm fjalimin e tij të parë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Demaliaj e ka lidhur ardhjen e Albin Kurtit në pushtet me ish-liderin autoritar serb, Vladimir Leninin, qeverinë e së cilit sipas Demaliajt Kurti do ta instalojë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Demaliaj ia ka thënë edhe një vjershë Kurtit, duke thënë se kreu i LVV-së ka mbërritur këtu në këtë mënyrë.
“Ta fillojë ashtu se si me mençurinë e tij Albini ka mbërri deri këtu. Praktika e internacionales së dytë të para 100 vitesh e Vladimir Leninit po do me u instalu këtu”, ka thënë fillimisht Demaliaj.
Më tej, ka filluar t’ia recitojë një vjershë Kurtit.
“Ylli i vogël lart në qiell, duket porsi zjarr në pyll, sipër dheut lart qëndron, xixa-xixa xixëllon”, ka thënë Demaliaj. “Qeshtu ka me ta çu këtë legjislaturë Albin, se ke rrejt”, ka shtuar ai.
Më tej, Demaliaj e ka quajtur Carla Del Ponte nënkryetaren e re të LVV-së dhe të propozuarën për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
“Ajo Carla Del Ponte, që thojke kom me iu shti në burg”, ka thënë Demaliaj, duke folur për Haxhiun. /Gazeta Sinjali/