Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti se kush është ai, pasi sipas tij vazhdimisht është duke ndryshuar qëndrime.
Në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind ndaj Serbisë, Demaliaj i kundërshtoi pretendimet për largim të saj.
“Kush je ti, Albin Kurti, kush je ti. E dina që ke qenë student, por kush je ti tash. E dina që ke qenë në lëvizje i dina kundërshtimet, por kush je ti tash”, tha ai.
Kësaj iu kundërpërgjigj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
“Albin Kurti është kryeministër i Republikës, ti duhesh me u krenu me të”, tha ai. /Gazeta Sinjali/