image Demaj mohon se në “Historinë e Përbashkët” e quajtën 'incident' Masakrën e Reçakut

Kosovë

Demaj mohon se në “Historinë e Përbashkët” e quajtën ‘incident’ Masakrën e Reçakut

news image

Historiani, Frashër Demaj, i cili para disa ditëve u kritikua në lidhje me librin e historisë ku masakra e Reçakut cilësohet si “incident”, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, njofton Gazeta Sinjali.

Demaj ka shkruar se vërejtjet e ditëve të fundit rreth Masakrës së Reçakut janë të paqëndrueshme dhe spekulative pasi që, sipas burimeve të tyre të botuara, ngjarja quhet me emrin e vërtetë “Masakër në Reçak”.

Ai mori kritika për publikimin e një libri për histori të Ballkanit, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, në këtë libër morën pjesë historianë të ndryshëm nga rajoni dhe Demaj ishte personi që u kritikua për mënyrën se si është shkruar për Masakrën e Reçakut, por i njëjti ka reaguar në një shkrim duke iu përgjigjur të gjitha akuzave.

Shkrimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/frasher.demaj/posts/10221644825242890

/Gazeta Sinjali/