image Deliu: Presidentja po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj kundër mediave

Politikë

Deliu: Presidentja po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj kundër mediave

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar reagim nga Presidentja Vjosa Osmani lidhur me shtrenjtimin e rrymës. Deliu përmendi edhe deklaratën e diplomatit Prindon Sadriu, bashkëshortit të Presidentes, i cili i quajti mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Për më tepër, zonja Osmani po hesht edhe karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj, i cili paturpësisht median e quajti si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Pra, Prindon Sadriut duket se nuk i ka mjaftuar jetësimi i dëshirës për krjimin e një aktakuze monstruoze me dokumente të sponsorizuara e të fabrikuara nga Serbia e Rusia të cilat e portretizojnë UÇK-në si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Tani, Z. Sadriu me gjuhën e zyrtarëve serbë, në mënyrë skandaloze e të papranueshme për një Zotëri të parë dhe diplomat, i cilëson mediat si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Deliu.

Sadriu i ka quajtur gazetarët e Kosovës si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pasi në media është raportuar se Vjosa Osmani sa kishte qenë deputete kishte shpenzuar për udhëtime në vitet 2012, 2013, 2014 edhe përkundër faktit se në një status të saj publik kishte konfirmuar se në Prishtinë jeton që nga viti 2012.

/GazetaSinjali/