image Delegacioni i Kosovës takohet me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Siguri

Delegacioni i Kosovës takohet me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

news image

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përfaqësues diplomatik të Kosovës në ShBA dhe përfaqësues të FSK-së, kanë vazhduar takimet zyrtare dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në Iowa, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Iowa-s në sektorin e mbrojtjes.

Gjatë ditës së sotme ata janë pritur në takim nga Gjeneralmajori Benjamin Corell, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Më pas delegacioni i Kosovës mori pjesë në një konferencë tematike me përfaqësues të institucioneve të Iowa-s, duke përfshi Gjeneralmajori Benjamin Corell, qëllimi i së cilës ishte të diskutohej një strategji bashkëpunimi mes të dyja vendeve për një periudhë afatmesme, përmes projekteve të ndryshme në fushën e sigurisë.

Delegacioni mori pjesë edhe në një pritje që u mbajt me pjesëtarë të komunitetit të Iowa-s si dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, ku patën rastin të zhvillojnë diskutime lidhur me bashkëpunimin mes të dyja vendeve e posaçërisht arritjet e Kosovës në fushën ushtarake./GazetaSinjali/