image Delegacioni i Kosovës në APKiE, Ahmeti: Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Politikë

Delegacioni i Kosovës në APKiE, Ahmeti: Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

news image

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, pas vizitës së përbashkët me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova është edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas Ahmetit, hapat e ndërmarrë nga Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria janë shënuar si përparime të shpejta dhe serioze.

“Shqyrtimi dhe adresimi i rekomandimeve të Juristëve Eminent nga Grupi Koordinues për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës; miratimi nga Qeveria i Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre; miratimi nga Qeveria i Kornizës së Indikatorëve për të Drejtat e Njeriut, që për referencë ka standardet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian; gatishmëria e Kryeministrit për takime të shpeshta dhe të rregullta me përfaqësuesit e komuniteteve etnike; nga ana e raportueseve dhe Komiteteve përkatëse janë shënuar si përparime të shpejta dhe serioze”, ka shkruar Ahmeti.

“Përveç plotësimit të standardeve dhe adresimit të sukseshëm të rekomandimeve të Juristëve Eminent, lobimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe Kuvendit ka rezultuar në një mbështetje të madhe nga Grupet Politike dhe delegatët në APKiE, sikurse nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në KE për anëtarësimin e shpejt të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar tutje Ahmeti.

/GazetaSinjali/