image Delegacioni i boksit arrin në Kosovë, hynë në karantinë ku do të qëndrojnë dy javë

Sporte Luftarake

Koronavirusi/ Delegacioni i boksit arrin në Kosovë, hynë në karantinë ku do të qëndrojnë dy javë

news image

Delegacioni i boksit para pak çastesh ka arritur në Kosovë nga kryeqyteti i Anglisë, Londra.

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Sinjali, delegacioni ka arritur me avionin privat të Behgjet Pacollit. Delegacioni menjëherë pas arritjes në Kosovë janë mbyllur në karantinë ku do të qëndrojnë për dy javë.

“Sapo kemi arritur dhe tani jemi rrugës për në Menzën e Studentëve në Prishtinë, ku do të të na bëhen testet. Po ashtu, na është thënë se do të qëndrojmë aty për 14 ditë në karantinë”, thekson zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. Falë bashkëpunimit të presidentit të KOK-ut, Besim Hasani me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, u gjet zgjidhja që falë humanitetit të Behgjet Pacollit, të ndihmuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, të bëhet kthimi emergjent i delegacionit të boksit në Kosovë./Gazeta Sinjali/