image Delegacioni gjerman mbërrin në Kosovë, do të vlerësojë nëse duhet t'u njihen patent shoferët kosovarëve

Politikë

Vizita/ Delegacioni gjerman mbërrin në Kosovë, do të vlerësojë nëse duhet t’u njihen patent shoferët kosovarëve

news image

Një delegacion gjerman i cili do ta bëjë vizibilitetin për vlerësimin e njohjes së patent shoferëve, ka mbërritur në Prishtinë.

Ata pritet ta vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Agjencinë e Regjistrit Civil, si dhe do të inspektojnë edhe autoshkollat.

Kjo bëhet për të konstatuar në fund se a duhet t’u njihet patent shoferi i Kosovës bashkëatdhetarëve që jetojnë në Gjermani.

Premtimin për njohjen e patent shoferëve të Kosovës e kishte dhënë ministri gjerman, ndërsa mbetet të shihen rezultatet pas vizitës në Kosovë. /Gazeta Sinjali/