image Delegacioni austriak takon edhe Krasniqin e Abdixhikun, flasin për situatën aktuale politike

Politikë

Delegacioni austriak takon edhe Krasniqin e Abdixhikun, flasin për situatën aktuale politike

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë i përbërë nga parti të ndryshme në Austri të cilët shoqëroheshin nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë.

Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/pfbid0n5Yy81hUSBKt4zh8qcshfuCbtDJkN5vqhqdtFwocGJ5zozca4q3NRqGHJAsPWg2ql?cft[0]=AZVhO7kdigFPWBtBBJrOoCLfe0-4wq9isM08ATIKApzduiKmOcDc5Cw01nWLnz0ALOblz8zZDVLHU0kOxTctud71Ato1ft6eCTGHABPtVWvvXyeNniuWFIoM8mYMnGXQixAogUYa1Lgox5TM10MuWbHM&tn=%2CO%2CP-R

Po ashtu, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë këtë delegacion.

Siç është bërë e ditur në njoftim, në këtë takim është diskutuar për raportet mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme. PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

https://www.facebook.com/PDKqender/posts/pfbid03EUZQJhqPUK6zsMg59xjBjDxoeUEEJCezRn7fkP1rokKe3SWHMoWG4p8xi3XELHYl?cft[0]=AZVT_csqfTHdxvm4pjpCv8GskSKmx0Z2JwXqOvAmU6PS91ZXUfMMinPbXqnACUu_1Y0MMpvLYjk55FO5naY00FlqW2G58lwJsvju_EyG7izUNPg7yiDz-MSeGiVOzUVPkW2LFgWPeZbewaSKeRjQPhfOO1wQEgxcZnZvjausPS24KkZpnutoGrMVQD413AXETDA&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/