image Del video e rrahjes me grushte në emisionin “Përputhen”

Bota e Yjeve

Del video e rrahjes me grushte në emisionin “Përputhen”

news image

Që nga dita e premte, Eri është pezulluar nga emisioni Përputhen për shkak të sherrit me Dorin, djalin e ri të “Përputhen”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet nga ky sherr janë publikuar sonte në “Përputhen Prime”, ku shihet se Eri sulmon me grushte Dorin dhe konkurrentët e tjerë tentojnë ta ndalojnë atë.

Mirëpo, produksioni nuk ka pezulluar edhe protagonistin tjetër të videos, Dorin.

“Fakti që nuk je pezulluar është vetëm për shkak se ishe i ri, sapo kishe hyrë”, i tha Bora Zemani.

“Ndoshta një veprim i nxituar nga ana ime dhe e Erit çoi në degradimin e situatës. Nuk është reagim i njëanshëm. Nuk janë fare të përshtatshme situata të tilla”, tha Dori./Gazeta Sinjali/