image Del rezultati i testit të drogës së këngëtarit të grupit “Maneskin”

Bota e Yjeve

Del rezultati i testit të drogës së këngëtarit të grupit “Maneskin”

news image

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesit e Italisë në Eurovision, të cilët u shpallën edhe fitues i kanë dhënë fund zërave që po qarkullonin në media.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit evropian.

Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores, këngëtari e mohoi të kishte marrë kokainë.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë./Gazeta Sinjali/