Carla Del Ponte, ish-prokurorja e përgjithshme zvicerane, gjithashtu kryeprokurore e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë nga viti 1999 deri në 2007, e intervistuar nga Repubblica, ajo komentoi hetimin e hapur nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Ajo diskutoi për hipotezën e krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera dhe të përjetësuara me pushtimin rus të Ukrainës.
“Të padisë Putinin si Millosheviqin dhe Karaxhiqin?”, ajo vazhdoi duke thënë se lideri rus është “përgjegjësi i parë“.
“Putini është një kriminel. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë. Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, e Putin, sipas Del Ponte është kryesori.
“Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit” përfundoi ish-prokurorja.