image Del para Gjykatës burri nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Drejtësi

Del para Gjykatës burri nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

news image

I dyshuari për sulm seksual Avni Buqaj ka dalë para Gjykatës Themelore të Prizrenit pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit.

Por Gjykata Themelore në Prizren akoma nuk ka marr vendimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Avni Buqajt,  raporton Gazeta Sinjali.

Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Prizrenit, tregoi për Gazetën Sinjali seanca ka përfundur, por vendimi ende nuk është marr.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot sesi një burrë u kap në biseda me vajza të mitura. I dyshuari është 52-vjeçari Avni Buqaj i cili është arrestuar nga Policia për sulm seksual.

Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij.

Ai është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se ai ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social Instagram.

Ai më pas u demaskua nga gazetarët e emisionit, të cilët kanë biseduar me të në emër të të miturës. Sipas tyre, i dyshuari menjëherë kishte kërkuar takim dhe i njëjti kishte shfaqur një fiksim pas këmbëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/