image Paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së gruas në Prizren

Kosovë

Paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së gruas në Prizren

news image

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni që dyshohet se vrau gruan e tij Armenda Aliun.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftim.

Më 06 gusht rreth orës 23:00, në lagjen “Jeta e Re”, B.V. me dashje kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Armenda Aliun Veliajn, pas një konflikti verbal. I pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, ai kishte qëllouar në drejtim të bashkëshortes 15 herë duke e lënë në vend pa shenja jete.

Pas këtij akti, i pandehuri kishte lajmëruar policinë./Sinjali/