Samsung njoftoi se do të lansojë shitjen e telefonit me ekran që paloset, pasi publikimi një muaj më parë, u vonua për shkak të problemeve me ekranin.
Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore e ndërpreu publikimin e “Galaxy Fold” në treg pasi ekspertët hasën probleme me palosjen e ekranit inovativ të pajisjes, për të cilën, kompania njoftoi se tashmë është zgjidhur.
“Gjatë disa muajve të fundit, Samsung ka përmirësuar “Galaxy Fold” për t’u siguruar që të ofrojë përvojat më të mira të mundshme”, theksoi kompania në një deklaratë.
“Jo vetëm që kemi përmirësuar modelimin dhe konstruksionin e “Galaxy Fold”, por gjithashtu patëm kohën për të rimenduar të gjithë udhëtimin e konsumatorit”, shtoi kompania.
Telefoni prej rreth 2.000 dollarë doli në treg më 6 shtator në Korenë e Jugut dhe më 18 shtator do të dalë në shitje në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe, ndërsa versioni për rrjetet e brezit të ardhshëm të rrjeteve 5G është në dispozicion në dy vendet e fundit.
Tregjet e tjera përfshirë SHBA-të dhe Singaporin do të pasojnë, por kompania nuk specifikoi datat. /Sinjali/