image Del deklarata nga Prokuroria, autori tregon pse vrau tetë persona në Serbi

Rajon

Del deklarata nga Prokuroria, autori tregon pse vrau tetë persona në Serbi

news image

U.B. 21 vjeç, i cili dyshohet për vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve në zonën e Mlladenovcit dhe Smederevës të Serbisë, në seancën dëgjimore në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë ka pranuar se kishte kryer krimet e përgjakshme, ndërsa ka thënë se e ka bërë për ta frikësuar popullatën.

“Në seancë, i dyshuari ndër të tjera deklaroi se duke përdorur një pushkë automatike dhe një pistoletë në tre lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovacit, ka shtënë në disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte, për ta trembur, siç tha ai, popullatën”, njofton Prokuroria, raporton RTS.

U.B. dyshohet se ka vrarë tetë persona dhe ka tentuar të vrasë 12 persona të tjerë të enjten e 4 majit në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se gjatë bastisjes së të dyshuarit dhe lokalit që ka përdorur, është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni, ndërsa me rastin e largimit nga vendi i ngjarjes, fillimisht pa autorizim ka përdorur veturën e dikujt tjetër, e më pas në afërsi të “Mali Pozharevacit” ka kërcënuar me bombë një shofer taksie dhe pasagjerët në atë mjet.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari e ka detyruar taksistin që ta çojë në një fshat në territorin e Kragujevcit, ku i dyshuari është gjetur në orët e mëngjesit të së premtes, më 5 maj, në një objekt në pronësi të dajës së tij.

Pas seancës gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

Masakra ndodhi vetëm një ditë pasi një 14-vjeçar vrau nëntë persona në një shkollë fillore në Beograd.

/GazetaSinjali/