Universiteti Johns Hopkins, ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket rasteve të reja brenda ditës, 38 mijë e 845 raste të infektimit janë shënuar me COVID-19.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,548,996 persona, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 264 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara shkoi në 125,804.
Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e SH-BA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i parë në botë për më së shumti persona të vdekur dhe të infektuar me koronavirus. Pas tyre vjen Brazili, ku situata gjithashtu është mjaft shqetësuese./ Gazeta Sinjali/