Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe se janë bërë 1915 testime, i shëruar 1 dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Rastet e reja vin nga këto bashki : 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.
Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë
vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të
shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.