image Del bilanci i fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i viktimave dhe i të prekurve me COVID-19 brenda 24 orëve

Rajon

Del bilanci i fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i viktimave dhe i të prekurve me COVID-19 brenda 24 orëve

news image

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Tri viktimat e fundit e kanë çuar në 500 shifrën e pacientëve të cilët ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore.

Mediat atje raportojnë se 90 është numri i të shëruarve sot, të cilët e rritën shifrën në gjithsej 6,972 pacientë që kanë lënë pas sëmundjen e shkaktuar nga Virusi Korona.

Sipas vendbanimeve, kryeqyteti renditet i pari.

Numri i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 11,128, prej tyre aktualisht 3,656 raste janë aktive. /Gazeta Sinjali/