Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë regjistruar 19 mijë e 788 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, 600 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Kështu, bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19, në SHBA, ka shkuar në 1 milion e 790 mijë e 191 raste, shifër bindshëm më e larta në botë.
Pëveç të infektuarve, Shtetet e Bashkuara deri më tani i kanë regjistruar 104 mijë 381 të vdekur, që gjithashtu është numri më i madh i viktimave nga të gjitha shtetet e botës.
Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e SHBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar, shkruan “CNN”.
Pavarësisht numrit shqetësues të rasteve, presidenti amerikan, Donald Trump, është i vendosur që t’i largojë masat kufizuese dhe ta riaktivizojë ekonominë./ Gazeta Sinjali/