Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 385 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 442 testime, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i SHSKUK-së, Naser Ramadani, përmes një konference për media, gjersa ka treguar se sëmundjen me virusin e kanë humbur edhe shtatë persona.
Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 351 pacientë.