image Del bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin shtatë persona

Shqipëri

Del bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin shtatë persona

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

/Gazeta Sinjali/