Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 132 raste të reja, transmeton Gazeta Sinjali.
Rastet me COVID-19 vijnë nga këto vende: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, 8 raste në Krujë, Lezhë, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Kukës, Berat, 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, dhe Maliq.