image Deklaroi se ka hequr dorë nga politika, mbështetë këtë kandidat për kryeministër

Politikë/ Deklaroi se ka hequr dorë nga politika, mbështetë këtë kandidat për kryeministër

news image

Ish-deputeti i LDK-së dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ditë më parë njoftoi se heq dorë nga politika dhe se nuk do të jetë pjesë e asnjë subjekti politik, përkundër ofertave të shumta nga liderët partiak.

Por, vetëm pak ditë pas këtij vendimi, Kelmendi duket se ka ndërruar qëndrim. Ai ka vendosur ta mbështesë kandidaturën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për kryeministër të Kosovës.
Këtë vendim Kelmendi e ka bërë publik në rrjetin social Facebook.

“Nga sot, për këtë fushatë zgjedhore me tërë bagazhin tim profesional dhe njohuritë ekonomike, zhvillimore, biznesore dhe politike, kam vendosur ta mbështesë Liderin e PDK-së z.Kadri Veseli në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën DEKADA E RE të PDK-së!

Normalisht, siç ju kam informuar më herët, unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejt e garës zgjedhore ndaj dhe mbështetja ime do të jetë e pakusht, e hapur dhe shumë njerëzore”, ka shkruar Kelmendi


Siç është shprehur Kelmendi, vendimi për ta mbështetur Veselin është rastësor, ashtu si takimi i sotëm me të.   

“Me z.Veseli kemi biseduar sot në një takim rastësorë nga i cili ka derivuar vendimi im. Sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore”, ka përfunduar Kelmendi.  

Kujtojmë se, Ramiz Kelmendi, për një kohë të shkurtër ka kaluar nëpër tri parti politike, në përpjekje për të realizuar planin e tij zhvillimor ekonomik për vendin. Ai ishte pjesë e AAK-së, nga viti 2010 deri më 5 maj të vitit 2014, kur dha dorëheqje nga kjo parti, duke e akuzuar se nuk ia dha hapësirën për realizimin e “planit për zhvillim ekonomik”. Nuk  vonoi shumë dhe pesë ditë më vonë, më 10 maj 2014, Kelmendi aderoi në PDK-në e Hashim Thaçit, asokohe. Por as në këtë parti Kelmendi nuk e gjeti vetën dhe poashtu dha dorëheqje. Pas një pauze, më 25 tetor të vitit 2016, Kelmendi aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga e cila po ashtu u largua për arsyen e njëjtë, mungesën e “hapësirës” për zbatimin e vizionit të tij ekonomik. /Gazeta Sinjali/