Virologia kineze, Li-Meng Yan, njihet si ndër shkencëtare e para që u largua fshehurazi nga Kina pasi denoncoi fillimet e pandemisë së koronavirusit dhe rrezikun që ai paraqiste për të gjithë botën, raporton Fox News, transmeton Gazeta Sinjali.
Duke pasur frikë për jetën e saj, ajo u largua përmes Hong Kongut për të mbërritur më pas në SHBA.
Por, Fox News, raporton se një e papritur i ka ndodhur shkencëtares kineze në vendin e konsideruar si tempull i demokracisë dhe lirisë.
Disa ditë më parë ajo deklaroi se kishte prova të forta se koronavirusi ishte krijuar në laboratorin e Wuhanit nga dora e njeriut dhe pas disa orësh intervista e saj u censurua në të gjitha rrjetet sociale duke filluar nga Facebook, Instagram, me arsyen e pamundësisë të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar indirekt një lajm të pavërtetë. Gjithashtu, Twitter pezulloi llogaritë e virologes.
Sipas Fox News, vetëm brenda disa orësh intervista e shkencëtares kineze arriti 1.3 milionë shikime.