image Deklarohet ministri maqedonas për transferimin e mundshëm të grupit të Kumanovës në Kosovë

Rajon

Deklarohet ministri maqedonas për transferimin e mundshëm të grupit të Kumanovës në Kosovë

news image

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e veriut, Bojan Mariçiq sot tha se nuk ka biseduar me autoritetet kosovare për transferimin e mundshëm të të dënuarve në rastin Kumanova, shkruan Gazeta Sinjali.

Mariçiq ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë një mundësi të tillë për këtë transfer, por që tani për tani nuk ka ndonjë vendim.

 “Nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Nuk mundem tani të them asgjë. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë me Kosovën, për një transfer të tillë. Megjithatë për momentin nuk ka asnjë vendim”, deklaroi ministri Mariçiq./Alsat M/

/GazetaSinjali/