image Deklarohet Lul Raka, tregon se a veproi mirë Qeveria që nuk i hapi shkollat

Deklarohet Lul Raka, tregon se a veproi mirë Qeveria që nuk i hapi shkollat

news image

Infektologu Lul Raka, ka thënë se pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës për situatën me pandemi, shkollat duhet të hapen.

Infektologu Raka tha se rreziku i infektimit të fëmijëve është më i ulët, për çka sipas tij, hapja e shkollave duhet të jetë e mundur.

Raka duke ju referuar udhëheqësve të shkollave që deklaruan se dezinfektimi kushton shumë, deklaroi se rreziku për marrje të virusit në banka është i vogël.

Ai tha se edhe ne mësim duhet të mbahet distanca fizike.

“Duhet të ketë distancë edhe kur të hapen shkollat mund të shihen modalitetet. Kemi shtete që po mbajnë mësim jashtë, në livadhe”, ka deklaruar Raka në KTV.

Duke folur për situatën në përgjithësi me COVID-19, ai ka thënë se Kosova e ka menaxhuar si duhet.

Me gjithë uljen e numrit të rasteve, Raka ka thënë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë./ Gazeta Sinjali/