image Deklarohet i pafajshëm Gëzim Murati i cili bëri thirrje për djegien e zyrës së Thaçit dhe Kushtetueses

Drejtësi

Deklarohet i pafajshëm Gëzim Murati i cili bëri thirrje për djegien e zyrës së Thaçit dhe Kushtetueses

news image

Gëzim Murati i cili kishte bërë thirrje për djegien e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Gjykatën Kushtetute të Kosovës me kryetaren Arta Hajrizi – Rama, është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Murati fillimisht ishte ngarkuar me veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, por në fillim të seancës së sotme, prokurorja e shtetit, Jelena Marjanoviç, e bëri rikualifikimin e veprës penale në ‘shtytja për kryerjen e veprave terroriste’.

Por, ai e ka mohuar fajësinë se përmes rrjetit social ka postuar koment me përmbajtje kërcënuese ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, mbrojtësi i tij, ka propozuar që Muratit t’i ndërpritet masa e paraburgimit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Por, gjyqtarja e rastit, Shadije Gërguri, kërkoi nga avokati mbrojtësprova shtesë për gjendjen shëndetësore të të pandehurit G.M., në mënyrë që të shqyrtohet kjo kërkesë e tij.

Gëzim Murati akuzohet se me datë 29 maj të këtij viti, rreth orës 11:00 në Mitrovicë, me qëllim të organizimit për kryerjen e veprës terroriste, përmes rrjetit social Facebook ka publikuar komentin e tij:

‘Më në fund erdh dita populli me kallë zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatën Kushtetuese, Arta Hajrizi – Rama, nëse populli nuk e bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhtar dhe më i korruptuar në Ballkan.’/Gazeta Sinjali/