image Deklarohet Albulena Haxhiu, pret që LDK të tregojë se e do vërtetë ndryshimin

Kosovë

Reagimi/ Deklarohet Albulena Haxhiu, pret që LDK të tregojë se e do vërtetë ndryshimin

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar me një status në rrjetin e saj Facebook, për dorëzimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë, duke i bërë kërkesë LDK-së që të tregojë se e do ndryshimin.

Ajo ka shkruar se Albin Kurti është ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës dhe është dorëzuar si emër për mandatar.

‘’Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit. Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve’’, ka shkruar ajo.

Haxhiu gjithashtu ka shkruar se VV kanë bërë shumë kompromise dhe tani pret që LDK të tregojë se e do vërtetë ndryshimin./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3280902235313878