Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka dhënë një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times”, ku ka folur për situatën politike në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Ramës, Kosova është “një pikë e nxehtë”. Për më shumë, në këtë prononcim, Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Çka tha Rama?
Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën për rivendosë e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar u ka bërë thirrje liderëve perëndimor për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit.
“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan FT.
Rama e ka quajtur Kosovën si një pikë të nxehtë, duke shtuar se “me kalimin e viteve” Kosova është “bërë toka e askujt”.
“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur” – deklaroi Rama për Financial Times.