image Deklaratat kundërthënëse nga “tiks.app” dhe premtimi që nuk u mbajt

Futboll

Sport/ Deklaratat kundërthënëse nga “tiks.app” dhe premtimi që nuk u mbajt

news image

Qytetarët e Kosovës dhe tifozët e futbollit që duan ta ndjekin ndeshjen Kosovë – Angli tashmë u është bërë rutinë tentimi për të hyrë në ueb faqen “tiks.app”, për të siguruar një biletë për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, përkundër që janë bërë më shumë se 30 orë që kur FFK kishte njoftuar se zyrtarisht biletat janë në dispozicionin e tifozëve, një gjë e tillë ka rezultuar të jetë e pavërtetë.

Megjithatë për gjatë kësaj kohe “tiks.app” ka dal me deklarata kundërthënës në publikun kosovar. Vetëm një orë pasi kishte kaluar koha kur FFK kishte thënë se biletat do të dalin në treg, “Tiks.app”, kishte deklaruar se për shkak të mbi ngarkesës ueb faqja e saj ka probleme.

Ndërkohë që disa orë më pas ka dhënë një deklaratë tjetër se përse tifozët nuk mundën ta blejnë një biletë në ueb faqen e tyre.

“Për shkak të ngarkesës shumë të madhe momentalisht qasja në uebfaqe-n tonë është e pamundur. Shumë shpejt faqja do të jetë aktive përsëri. Shpresoj të kemi mirëkuptimin e juaj pasi që kërkesa është jashtëzakonisht shumë e madhe”, thuhet në njoftimin e parë.

Në njoftimin tjetër kishte thënë se ueb faqja e saj është cak i disa sulmeve.

“Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar që shërbimin të e mbajmë aktiv gjatë kësaj mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdorueseve kanë arritur të sigurojnë biletat ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi për te riaktivizuar shërbimin”, thuhet në njoftimin tjetër.

Në një njoftim tjetër thuhej se gjatë ditës së sotme do të mbajnë konsultim me FFK-në ku do të njoftohej për vazhdimin e shitjes së biletave. Por edhe kur ora ka kaluar më shumë se 21:00, një vendim i tillë nuk u është kumtuar ende askujt.

 “Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta”, thuhet në njoftimin e fundit të kësaj kompanie./Gazeta Sinjali/