image Deklaratat e Trumpit shkaktojnë zemërim, fajësoi shkencën për menaxhimin e pandemisë

Botë

Deklaratat e Trumpit shkaktojnë zemërim, fajësoi shkencën për menaxhimin e pandemisë

news image

Deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e shkuar në një tubim të mbajtur në Arizona, kanë shkaktuar zemërim te komuniteti i mjekëve dhe shkencëtarëve.

Teksa kërkoi hapur një auditim të jashtëm për miliona vota të zgjedhjeve të nëntorit të shkuar, Trump nuk ka shmangur akuzat edhe për shkencën dhe për menaxhimin sipas tij të gabuar të pandemisë, por edhe për vaksinën antiCOVID.

Komuniteti shkencor jo vetëm në Arizona, thotë se ende sot, në vitin 2021, “politika shihet si mbret dhe shkenca si zuzari, që duhet t’i bindet politikës”.

Trump iu bëri thirrje mbështetësve të tij të besojnë te vaksina, por i kujtoi amerikanëve se ata kanë lirinë për ta zgjedhur, nëse duan ta bëjnë apo jo. Arizona është shteti me normën më të ulët të vaksinimit në SHBA.

/GazetaSinjali/